Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Lepenicë të Vlorës, ku një 75-vjeçare është vetëvarur në banesën e saj.
Mësohet se e moshuara është gjetur e pajetë nga familjarët, të cilët kanë lajmëruar policinë, e cila ka nisur hetimet.
“Vlorë/Informacion paraprak: Sot, rreth orës 07:55, në fshatin Lepenicë, është gjetur nga familjarët, në banesën e saj, dyshohet e vetëvarur, shtetasja L. T., rreth 75 vjeçe. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia e Vlorës.