Në foto viktima Fridman Xhaferaj
12 persona u arrestuan dje në Tiranë, Lushnje, Korçë dhe Pogradec si “ushtarë” të Laert Haxhiut, i cili ndodhet pas hekurave në Greqi. Të akuzuar për gjashtë vrasje, atentate, tritol dhe vjedhje.
Mes tyre është edhe 31-vjeçari Ligor Romaçka i njohur ndryshe me nofkën “Golja” i dënuar me 7.4 vite burg për trafik droge në mars të këtij viti. Tashmë do të përballet edhe me akuzat për vrasjen e Çajup Selimit në Tepelenë si dhe vrasjen e Fridman Xhaferaj në Korçë.
Në të dyja rastet “Golja” i Korçës, ka vepruar në bashkëpunim me Laert Haxhiun, Artan Tafanin, Erisiano Abedinin, Lulzim Spahinë alias Arapi, Bujar Abedinin nga Tepelena, Mariglen Topuzin nga Pogradeci, Bledar Berberin që është vëllai i “Koros” dhe Idriz Manejn.