-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Vrau ish-gruan e tij, ky është shqiptari më i kërkuar në Itali

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në provincën Casterlfiorentino të Firences në Itali, ku  35-vjeçarja Klodiana Vefa është vrarë në mes të rrugës teksa po kthehej nga puna në shtëpi.

Vrasja e 35-vjeçares shqiptare në Itali, në kërkim burri i saj me të cilin po ndahej

Ishin banorët e zonës të cilët pasi dëgjuan krismat e armëve, kanë njoftuar policinë. Edhe pse mjekët e ndihmës së shpejtë mbërritën shpejt në vendngjarje ata nuk mund të bënin asgjë pasi e reja shqiptare kishte ndërruar jetë.

Dyshohet se autori i këtij krimi, është ish-bashkëshorti i viktimës Alfred Vefa. Sipas mediave italiane, çifti kishte pak kohë që ishte divorcuar dhe të dy ishin prindër të një djali dhe një vajze të moshës minorene.

Si ndodhi krimi?

Sipas të dhënave të para Klodiana Vefa është pritur në rrugë nga një person (burrë). Nuk dihet nëse ka pasur debat mes autorit dhe viktimës përpara se të ndodhte krimi por ajo që dihet është se burri ka nxjerrë pistoletën dhe ka vrarë 35 vjeçaren me plumb në kokë.

Ish-burri e qëlloi me 2 plumba në kokë, Klodiana nënë e dy fëmijëve minorenë

Kemi të bëjmë me një ekzekutim të vërtetë, kjo sipas të dhënave të para hetimore. Policia është në kërkim të ish bashkëshortit të gruas, që rezulton të jetë zhdukur dhe nuk bashkëjetonte me viktimën.

Klodiana Vefa nuk ishte ndarë ligjërisht nga bashkëshorti, gjithashtu shqiptar, por së fundmi mes çiftit kishte pasur mosmarrëveshje dhe duket se burri nuk jetonte më në të njëjtën shtëpi. Klodiana Vefa punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentino.

EMRI/ Plumb kokës, 35-vjeçarja shqiptare vritet në mes të rrugës në Itali, lë pas dy jetimë

Policia ka nisur të marrë dëshmitë e para ndër ta dhe të dy fëmijëve të viktimës, një djali 17 dhe një vajze 14 vjeçare. Njëri prej tyre ka treguar se mes të ëmës së tij dhe të atit në të kaluarën ka pasur dhe konflikte, shkruan corriere.it

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit