Ministria e Mbrojtjes e Britanisë këtë të premte u shpreh se ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje në Kosovë nëse kërkohet.
“Për shkak të situatës aktuale në Kosovë, ne kemi transferuar komandën e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit – një forcë rezervë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) – në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje nëse kërkohet”, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.
Këtë premte Aleanca e Atlantikut të Veriut ka njoftuar se kanë aprovuar dërgim të forcave shtesë pas sulmit terrorist të së dielës, ka njoftuar NATO përmes një deklarate, raportoi Radio Evropa e Lirë.
Pas mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut më 29 shtator 2023, ku u diskutua për situatën në Kosovë, aleatët, sipas deklaratës, shprehën shqetësimin e thellë për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës.