-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfshihet nga flakët banesa, lëndohen 3 policë

Kryesoret

Një zjarr është regjistruar në një ndërtesë në rrugën “Hajrullah Zymi” të Fushë Kosovës.

Mësohet se për shkak të tymit kanë ngelur të lënduar katër persona. Mes të lënduarve janë edhe dy policë të cilët u trajtuan për probleme me frymëmarrjen.

Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të lavatriçes e cila është përfshirë nga flakët. Siç bëjnë të ditur mediat e Kosovës gruaja ishte larguar nga shtëpia rreth mesditës dhe kur ishte kthyer kishte gjetur zjarr. Gjithçka kishte ndodhur kur në banesë nuk ishte askush.

“Kanë hy tek banesa në katin e pestë dhe kanë pa se është krijuar temperaturë shumë e madhe nga zjarri për shkak se aty ishin ndezur një numër i madh i kauqeve dhe sfungjereve, nuk po e dimë a është normal e mobiluar apo ka pas diçka shtesë”, deklaroi Mal Gashi, Komandant i Brigadës së Zjarrfikësve.

Gashi bëri me dije se nga objekti u evakuuan edhe tre banorë të tjerë një kat më lartë që nuk kishin mundur të largohen për shkak të tymit e nxehtësisë.

Kurse policia tashmë po e heton ngjarjen për t’i zbardhur shkaktarët e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit