Ambasada amerikane për mes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook ka zbuluar rreth takimi të zhvilluar mes të ngarkuarit me Punë i Ambasadës së SHBA-së, David Wisner dhe ministrit të Jashtëm, Igli Hasani.
Mësohet se për veç urimit për postin e Hasanit u diskutua rreth situatës në veri të Kosovës pas sulmit të 24 shtatorit.
Wisner dhe Hasani u shprehën se sulmi ishte i papranueshëm dhe se personat e përfshirë në sulm duhet të sillen para drejtësisë.
Wisner shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për bujarinë e Shqipërisë në pritjen e të evakuuarve afganë në pritje të rivendosjes.
Ai falënderoi gjithashtu ministrin Hasani për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kandidaturën e Shqipërisë për Komisionin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.