-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dërguari i pestë/ Franca emëron diplomat të posaçëm për Kosovën

Kryesoret

Franca emëroi diplomatin Rene Troccaz si të dërguar të posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në një njoftim të ministrisë së Jashtme thuhet se emërimi i tij është në përputhje me përfshirjen e shtuar të Francës në rajon në sfondin e afrimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

I dërguari i posaçëm do të përfshihet në çështjet më të rëndësishme të politikës rajonale, në bashkërendim me homologët e tij evropianë dhe amerikanë. Ai do të vëzhgojë gjithashtu nismat e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht Procesin e Berlinit”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Troccaz do të jetë i dërguari i pestë perëndimorë për rajonin. Aktualisht zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar është në postin e të dërguarit të posaçëm amerikan, Sir Stuart Peach i dërguar i posaçëm i Britanisë së Madhe, Miroslav Lajçak, në detyrën e të dërguarit të posaçëm të BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor. Manuel Sarrazin është i dërguar i Gjermanisë për rajonin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit