-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-koloneli amerikan: Sulmuesit në Banjskë ishin si këmbësori ushtarake

Kryesoret

Ish-koloneli i ushtrisë amerikane, Gian Gentile, thotë se grupi i armatosur në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë ishte pajisur si një këmbësori ushtarake prej 120 apo 130 ushtarësh dhe se kishte potencial për të shkaktuar dëme të mëdha ndaj infrastukturës civile në Banjskë dhe forcave policore.

Pasi analizoi fotografitë dhe listën e armatimit të konfiskuar nga Policia e Kosovës – pas sulmit që la një polic të vrarë në pjesën veriore të vendit – drejtori i asociuar në Divizionin për Kërkime Ushtarake në institutin amerikan RAND Corporation, Gentile, thotë se është befasuar nga prezenca e disa prej llojeve të armëve.

“Kishte fotografi të mortajave 60-milimetërshe. Këto janë armë ushtarake dhe janë efektive ndaj një këmbësorie të armatosur lehtë në anën tjetër. Por, s’do të ishin efektive nëse dëshiron ta ndalësh një tank, për shembull”, thotë Gentile për Radion Evropa e Lirë.

Sulmi në Banjskë ndodhi natën mes 23 dhe 24 shtatorit kur grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës në fshatin e komunës së Zveçanit, duke lënë një polic të vrarë. Në përleshjet që pasuan u vranë edhe tre sulmues.

Gentile beson se armatimi i konfiskuar nuk do të ishte shumë efektiv ndaj objekteve të përforcuara, si bunkerët, por thotë se, në një sulm ndaj një grupi të policëve, armatimi do të ishte shumë efektiv.

“Nëse qëllimi juaj i vetëm do të ishte mbijetesa, do të ishte më mirë të ishit në anën e sulmuesve me këto lloje të armëve. Llojet e armëve në fotografitë që m’i dërguat [të ekspozuara nga Policia e Kosovës], do ta shkatërronin një forcë lehtë të armatosur policore me vetëm pistoleta dhe ndoshta pushkë”, thotë Gentile.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit