-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Serbia prapa sulmit terrorist, ndihmohet vazhdimisht nga Putin

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për “Channel 4 News”, ku presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka konsideruar si ish-ministër i propagandës të Sllobodan Millosheviçit.

”Kosova është këtu për të qëndruar përgjithmonë, sovraniteti territorial dhe demokracia. Në do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur Kosovën nga këto grupe terroriste,” ka thënë Osmani.

Ajo e ka akuzuar Serbinë për sulmin terrorist më 24 shtator, e pyetur se nga e di këtë, Osmani ka përmendur arsenalin ushtarak të ushtrisë serbe që ishte në dispozicion të grupit terrorist.

“Policia e Kosovës është më profesionalja në rajon,” tha ajo teksa foli për propozimin që KFOR-i ta zëvendësojë policinë e Kosovës në veri.

Osmani ka thënë se Serbia ndihmohet vazhdimisht nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Ajo ka shtuar se Kosova do të vazhdon të koordinohet me aleatët si SHBA, BE e Britania e Madhe për t’ia bërë të qartë se Serbia nuk do të kthehet kurrë në Kosovë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit