Drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha përmes një konference të mbajtur ditën e sotme për media ka bërë të ditur se sot është arrestuar një person në Jarinje i cili shtoi se mund të ketë lidhje me ngjarjen e 24 shtatorit.
Hoxha u shpreh se është bastisur prona e të arrestuarit ku është gjetur një sasi e municionit.
Publikohet momenti i sulmit ndaj policisë ku u vra Afrim Bunjaku
Të gjitha këto detaje kanë sjellë dyshime tek policia e cila shtoi se ekziston lidhja e mundshme me 24 shtatorin.
“Ka ndodhë një arrestim sot në Jarinje, poashtu policia ka kryer bastistje në pronën e tij dhe është gjetur një armë dhe një sasi e municionit.
Besoj se i njëjti do të shkojë në paraburgim për 48 orë dhe pastaj do të vazhdojë të trajtohet, ekziston lidhja e mundshme me datën 24”, u shpreh ai.
Sveçla publikon faktet e reja për sulmin në veri: Terroristët zhvilluan trajnime ushtarake në Serbi