Një javë pasi u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë e Kosovës 3 agresorët serbë janë varrosur ditën e sotme.
Ata së bashku me rreth 90 persona zhvilluan një sulm terrorist kundër policisë kufitare në Banjskë ku për pasojë humbi jetën efektivi, Afrim Bunjaku.
Kurti ndan pamjet nga stërvitjet e agresorëve: Sulmet gëzonin mbështetjen e Serbisë
Sipas medias serbe “Kossev” dy agresorë janë varrosur në Kosovë dhe një në Serbi.
Stefan Nedeljkoviç u varros në Vërnjaçka Banja në Serbi në ceremoninë e të cilit mori pjesë edhe Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç
Agresori tjetër, Igor Milenkoviç është varrosur në fshatin Graniçan afër Leposaviqit, ndërsa Bojan Mijailoviç në varrezat e qytetit në Leposaviç.
Sveçla publikoi pamjet, si u zbuluan videot nga stërvitjet e agresorëve serbë?
Ndërkohë ditën e sotme në lidhje me sulmin e 24 shtatorit ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla publikoi pamjet se si terroristët u trajnuan në një bazë ushtarake në Serbi katër ditë para se ta sulmonin Policinë e Kosovës.
Pamjet i shpërndau edhe kryeministri Kurti duke theksuar se sulmi u mbështet nga shteti serb.
Deri ditën e sotme raportohej se në sulm ishin të përfshirë 30 persona por Sveçla raportoi se numri i tyre ka qenë më shumë se 90 agresorë.
Për veç 3 agresorëve që u vranë sot u raportua se ka dyshime edhe për vdekje të tjera.
Sulmi në veri, Sveçla: Informacionet nga inteligjenca flasin për më shumë terroristë të vrarë