-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Demokratët “shuplakë” Beqajt: Nën hetim për koncesionet dhe vjen këtu pa pikë turpi!

Kryesoret

Ilir Beqaj në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar të “IPA”-s për Shqipërinë u përball sot në komisionin e Ligjeve me akuzat e shumta nga deputetët e opozitës, jo vetëm për fondet e “IPARD”-it, por edhe dosjet e koncesioneve në shëndetësi.

Disa prej deputetëve të opozitës u shprehën se ish-ministri i Shëndetësisë që është nën hetim shfaqet duke mbrojtur sërish miliona euro.

SPAK është plot me ministra, zëvendësministra, me deputetë, me Sekretarë të Përgjithshëm. Sërish ju bëni karshillëk, sillni këtu vjedhjen e radhës.

Fondet e BE-së për bujqësinë sot po hetohen në SPAK. Të gjithë deputetët e mazhorancës kanë përfituar nga ato fonde. Turp” deputetja demokrate, Dhurata Çupi.

Është sfidë morale dhe presion që i bëhet SPAK-ut, fakti që Ilir Beqja vjen dhe mbron këtu një nisëm të Bashkimit Europain. Ilir Beqja është në SPAK për korrupsion”, u shpreh Dogjani.

Edhe deputetja Jorida Tabaku i kërkoi llogari për fondet e BE-së që janë pezulluar. “Çfarë po ndodh me fondet e “IPARD”-it?” e pyeti Tabaku.

Baqja iu shmang duke ia lënë “topin” ish-ministres Frida Krifca. “IPARD”-i menaxhohet në mënyrë indireke nga një autoritet (AZHBR) pranë ministrisë së Bujqësisë, jo nga unë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit