Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani gjatë seancës së sotme ka folur në lidhje me sulmin e 24 Shtatorit në veri të Kosovës.
Gjatë fjalës së tij Hasani dënoi rëndë aktin dhe kritikoi Serbinë që nuk nis hetim për hyrjen e armëve në Kosovë.
Në krahasim me qëndrimet e Kryeministrit Rama që KFOR të marrë drejtimin e veriut Hasani u shpreh se policia e Kosovës është e vetme sunduese e ligjit në territor.
“Sulmi ka pasoja dhe për Shqipërinë. Vrasja e policit e bënë më të bindshëm këtë akt të turpshëm. Sot Kosova po përballen me një situatë që është kufi të destabilizimit. Policia e Kosovës ka gjithë të drejtën për sundimin e ligjit në Kosovë.
Serbia nuk ka nisur asnjë hetim për armët që hyn në Kosovë dhe shpalljen si ditë zie është një provokim. Është mirë që Serbia u tërhoq nga kufiri. Ky është momenti që BE ta ngrejë si çështje kryesore ngjarjen e Kosovës.
I bëjmë thirrje komunitetit atlantik të ulin Serbinë dhe Kosovën për të vijuar dialogun. Dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja zgjidhje për situatën. Qëndrimi ynë është i pandryshuar njëlloj si me atë të BE dhe SHBA-së.
Shtimi i KFOR-it është një garanci shtesë për paqen në rajon. Asosacioni i komunave serbe është për Shqipërinë një hap kryesor që çon në stabilitetin e situatës,” tha Hasani.