-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nevzad Lutfiu denoncon kushtet e rrezikshme të shkollave në Lluçan: Materiale kancerogjene

Kryesoret

Kryetari i Këshillit kombëtar shqiptar, Nevzad Lutfiu për mes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka paraqitur gjendjen e shkollave shqipe në Luginë.

Luftiu ka ndarë pamje nga shkolla fillore “Sami Frashëri” në Lluçan ku ka ndarë detaje tronditëse në lidhje me materialet e ndërtesës të cilat sjellin rrezik për shëndetin e fëmijëve.

Gjithashtu ai ka raportuar se videon e shkollës do t’ia dërgojë edhe zyrës së BE-së në Beograd.

Në lidhje me këtë shqetësim kanë folur edhe banorët të cilët janë shprehur se materiali azbest i çatisë së shkollës mund të sjellë në krijimin e kancerit.

“Kulmi i shkollës me azbest elemente te vërtetuara qe janë kancerogjene.

Fibra e kristalit të azbestit dhe ato depërtojnë poshtë në tokë. Nëse një fibër depërton në organizmit e njeriut me përmbajte të azbestit pas 20-30 vitesh shfaq simptomat e para dhe vjen deri te sëmundja më vdekjeprurëse që është kanceri,” u shpreh një nga banorët.

Më tej në video shprehen edhe probleme të tjera të cilat shqetësojnë banorët duke nisur nga mungesa e rrethojës së shkollës deri te mungesa e kabineteve të biologjisë edhe kimisë.

Gjithashtu në video mësohet se shkolla pikon dhe kur nxënësit dalin në pushim të gjatë në korridor ajo është e mbuluar më ujë.

Materialin e plotë e gjeni më poshtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit