-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet në Beograd Milan Radoiçiç

Kryesoret

Arrestohet Milan Radoiçiç. Kështu njoftojnë mediat në Beograd. Oficerët e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar sot banesën dhe ambientet e tjera të Milan Radoiçiçit, i cili është urdhëruar të mbahet nga policia deri në 48 orë.

Më 03.10.2023, zyrtarët policorë të Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë bastisur banesën dhe ambientet e tjera të Milan Radoiçiçit, i cili është mbajtur deri në 48 orë”, njofton ministria e Brendshme e Serbisë. Më 30 shtator, Radojiçiç i është përgjigjur edhe një thirrje të Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe bashkë me avokatin e tij ishte parë duke hyrë në ambientet e Ministrisë.

Një ditë para se të paraqitej në ministrinë serbe, Radojiçiç ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku është vrarë një zyrtar policor dhe ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit