-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama bën gati ligjin/ Qytetarët që japin dhoma me qira për turizëm duhet të regjistrohen

Kryesoret

Në të njëjtën ditë që kryeministri Edi Rama njoftoi se hotelet do të kenë çmim reference për vitin që vjen, ministria e Turizmit ka hedhur për konsultim draftin për strukturat akomoduese duke filluar nga apartamentet.

Projektligji i paraqitur nga qeveria ka objektiv që të regjistrojë si biznese familjet që japin apartamente me qira për turistët në muajt e verës dhe jo vetëm. “5Pyetjet.al” publikon draftin.

Në gamën e strukturave akomoduese tani do të futen apartament, blloqet e apartamenteve, vilat, hotelet trashëgimi kulturore, hotel i shpërndarë dhe dhomat standard.

Çdo sipërmarrës turistik, që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese, brenda 30 ditëve nga regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për ushtrimin e veprimtarisë si strukturë akomoduese, paraqet pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin kërkesën për pajisjen me certifikatë kategorizimi, sipas kritereve të përcaktuara në aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji” thuhet në draft.

Qytetarët që nuk do të zbatojnë ligjin kur të miratohet do të gjobiten. Personat që japin apartamente me qira, por nuk regjistrohen si subjekt në QKB ose nuk pajisen me certifikatën e kategorizimit do të dënohen me 20 deri në 50 mijë lekë kur kanë nga 1 deri në 5 dhoma.

Ata që kanë 6-15 dhoma gjoba është 100 mijë lekë, ndërsa për ata që kanë mbi 16 dhoma ajo rritet në 200 mijë lekë, ndërsa për më shumë dhoma ajo arrin deri në 400 mijë lekë.

Rama: Do të vendosim çmim reference për hotelet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit