-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmet dhe frikë! Njerëzit dalin me vrap në rrugë dhe flenë jashtë

Kryesoret

Një valë sizmike goditi Campanian në Itali. Në veçanti, një tërmet me magnitudë 4.0 u regjistrua në orën 22:08 mbrëmjen e djeshme me epiqendër në zonën e Pisciarelli, në kufirin midis komunave të Napolit dhe Pozzuoli, në një thellësi prej 2.6 km.

Tërmeti është ndjerë dukshëm në Napoli ku shumë njerëz nga frika dolën në rrugë. Aktualisht nuk ka raportime për dëme.

Tërmeti shkaktoi shumë frikë në zonën e epiqendrës, ku ranë disa rrënoja, veçanërisht në zonën e Agnano-s, por deri më tani nuk ka dëme të konsiderueshme.

“Ishte një tërmet sipërfaqësor, njerëzit e ndjenë mirë sidomos në zonën e Agnano-s, më afër epiqendrës. Ne presim edhe ngjarje të tjera, por përtej disa rrënojave të rëna, aktualisht nuk duket të ketë ndonjë dëmtim të rëndësishëm për strukturat”.

Ky është ekzaminimi i parë nga drejtori i Observatorit Mauro Di Vito, i cili foli pas tërmetit. “Aktiviteti sizmik vazhdon dhe do të vazhdojë. Nuk ka dyshim për këtë” shpjegon Di Mauro, shkruan TGCom.

Vijojnë lëkundjet e forta të tokës! Njerëzit kalojnë natën në rrugë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit