Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Italinë dhe jo vetëm. Rreth orës 20:00 është regjistruar një aksident me një numër të madh viktimash në Venecia.
Sipas mediave italiane një autobus plot me pasagjerë ka rënë nga mbikalimi i Metres dhe ka përfunduar te shinat e trenit.
Për shkak të përplasjes dhe përfshirjes së autobusit nga flakët kanë humbur jetën 21 persona mes tyre edhe dy fëmijë.
Numri i plagosurve është dyfishi i viktimave, 40 persona ç’ka ka sjellë një frikë të madhe nga autoritet italiane për rritjen e numrit të të vdekurve.
Një tjetër detaj tronditës është se viktimat kanë humbur jetën nga flakët duke i djegur për së gjalli.
Tragjike, rritet numri i viktimave në Itali, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur
Autoriteti Shëndetësor Vendor 3 i Venecias ka aktivizuar protokollin e “urgjencave të mëdha”, i cili përfshin vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe thirrjen e personelit përforcues në punë.