-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Vuçiç është pas sulmit”, Osmani për “CNN”: Do të publikojmë dëshmi të reja

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një intervistë për “CNN” në lidhje me sulmin në veri të Kosovës.

Gjatë fjalës së saj Osmani u shpreh se mbrapa sulmit ka qëndruar aparati shtetëror me qëllime aneksimi, por policia e profesionale e ka penguar këtë plan.

“Jemi në komunikim me aleatët. Kosova po përballet me sfida sigurie nga Serbia pas aktit të agresionit më 24 shtator. Është urdhëruar nga aparati shtetëror serb, ky akt agresioni nuk ndodhi vetëm një herë, ishte i planifikuar dhe i planifikuar sikur në stilin rus”, tha Osmani.

Presidentja shtoi se presidenti rus, Vladimir Putin dëshiron ta hap edhe një front lufte në Ballkanin Perëndimor.

Më tej ajo ka ngulmuar që perëndimi duhet të sanksionojë Serbinë për sulmin i cili la të vdekur efektivin, Afrim Bunjaku.

Më tej Osmani u shpreh se së shpejti Kosova do të publikojë dëshmi të reja që tregojnë përfshirjen e Beogradit zyrtar në sulmin terrorist.

“Ka pasur video të qarta se si grupi i Radioçiqit ushtrohet ne shtetin serb. Gjithashtu edhe armët qe i kemi kapur, ato nuk janë të njerëzve të rëndomte.

Lidhjen e Radojçiç me Vuçiçin e shohim edhe ne takime të ndryshme kur ishin bashkë. Në në ditët në vijim do të publikojmë dëshmi të reja që Vuçiç është pas kësaj dhe ka dhënë urdhra. Në fillim kishte një kampanjë të fuqishme të agresionit para se sulmi të ndodh”, shtoi Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit