Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nga e enjtja do të hapet fushata për informimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave.
“Aktiviteti i parë do mbahet në Prishtinë për të vijuar më tej në krejt Kosovën,” njofton qeveria e Kosovës.
Më pas në njoftimin e shpërndarë në Facebook, ftohen qytetarët që të marrin pjesë në ngjarje për informimin mbi lëvizjen pa viza që nis nga 1 janari.
“Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë ngjarje e të informoheni së afërmi mbi lëvizjen e lirë pa viza që do nisë nga 1 janari,” thuhet në njoftim.