-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden do të kërkojë vazhdimësinë e financimit për Ukrainën

Kryesoret

Ndërsa është vendosur në rrezik financimi për Ukrainën për shkak të paqëndrueshmërisë në Kongres, Presidenti Joe Biden thotë se do të mbajë një fjalim të rëndësishëm për të bindur popullin amerikan që të vazhdojë mbështetjen për ukrainasit që po mbrohen ndaj sulmit të Rusisë.

“Do të paraqes argumentin se është në të mirë të Shteteve të Bashkuara që Ukraina të dalë me sukses,” tha Biden të mërkurën ndërsa po përballej me pyetjet e gazetarëve.

Komentet vijnë pas largimit dramatik të martën të republikanit Kevin McCarthy nga detyra e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, dhe pasi Kongresi nuk përfshiu në buxhet ndihmën për Ukrainën në një marrëveshje të minutës së fundit për të parandaluar një mbyllje të përkohshme të qeverisë amerikane.

Ndërkohë që duhet negociuar deri në mesin e nëntorit një marrëveshje e re për financimin e funksionimit të qeverisë, Presidenti Biden sinjalizoi se është në kërkim të mënyrave alternative për të siguruar vazhdimësinë e ndihmës për Ukrainën.

“Mund ta mbështesim Ukrainën në pjesën e ardhshme të ndihmave që na nevojiten,” tha ai. “Ekziston edhe mënyrë tjetër me të cilën mund të sigurojmë fondet për këtë. Por, nuk do veproj kështu tani”.

Pentagoni paralajmëroi se nëse Kongresi nuk merr masa, fondet mund të mbarojnë brenda disa muajsh, me vetëm 5.4 miliardë dollarë të mbetur nga fondet prej të cilave ka autoritetin të tërheqë presidenti, si dhe 1.6 miliardë dollarë të mbetur nga 25.9 miliardë dollarët e ofruar nga Kongresi për të plotësuar rezervat ushtarake amerikane që janë dërguar në Ukrainë.

“Jam i shqetësuar, por e di se ka një shumicë anëtarësh të Dhomës dhe Senatit, nga të dyja partitë, që kanë thënë se mbështesin financimin e Ukrainës,” tha Biden./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit