Një instruktor ushtarak i ushtrisë amerikane shihet pranë ushtarakëve ukrainas gjatë stërvitjeve shumëkombëshe “Rapid Trident 2019” në Qendrën Ndërkombëtare të Paqes dhe Sigurisë pranë Lvivit, më 24 shtator 2019.
Shkarkimi i Kevin McCarthyt nga pozita e udhëheqësit të Dhomës së Përfaqësuesve, i ka rritur paqartësitë në Kongresin amerikan lidhur me ndihmën në Ukrainë, disa ditë pasi ligjvënësit nuk kanë ndarë buxhet për t’i ndihmuar Qeverisë ukrainase.
Kongresi e ka miratuar buxhetin prej 113 miliardë dollarëve për ushtri, ekonomi dhe ndihmë humanitare për Ukrainën, prej kur Rusia e ka nisur pushtimin në shkurt të vitit 2022, sipas Shërbimit Kërkimor të Kongresit.
Një zyrtar amerikan ka thënë këtë javë se Departamentit amerikan të Mbrojtjes i kanë mbetur vetëm 1.6 miliard dollarë për t’i zëvendësuar armët e dërguara në Ukrainë, nuk ka fonde për Iniciativën për Asistencë në Ukrainë dhe 5.4 miliardë dollarë, të cilat vetëm presidenti amerikan, Joe Biden ka autoritetet për t’i shfrytëzuar për dërgimin e armëve në Ukrainë.
Në kuadër të Iniciativës për Asistencë në Ukrainë, administrata e Bidenit mund të blejë armë nga industria, në vend që t’i marrë ato prej rezervave ushtarake./REL
Artikulli i plotë këtu.