-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjenden eshtrat e një tjetër viktime të luftës në Kosovë

Kryesoret

Ditën e sotme ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me KQPZH dhe Policinë kanë gjetur eshtrat të një personi në lagjen Matiçan në Prishtinë.

Dyshohet se eshtrat e gjetura i përkasin një viktime të luftës në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në “Facebook”

Ajo ka bërë të ditur se eshtrat do të dërgohen në IML ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve shtesë me qëllim të identifikimit.

Një ditë më parë janë identifikuar mbetje mortore në këtë lokacion që mendohet se i takojnë luftës së fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit