Gjyshi i fëmijës 3-vjeç që ndërroi jetë pas marrjes së një shërbimi dentar në një klinikë private në kryeqytet, akuzoi mjekun Roland Xhaxho si fajtor për ngjarjen. Sipas tij shkak për vdekjen e nipit është bërë doza e anestezisë së dhënë nga mjeku. Ai shtoi se do të ndjekin të gjithë hapat ligjorë në mënyrë që mjeku të marrë dënimin që meriton.
Gjithashtu theksoi se në rast se nuk bëhet drejtësi për 3-vjeçarin ata i kanë marrë të gjitha masat për vendimet që kanë parashikuar, duke paralajmëruar për vetëgjyqësi.
“Çupa e tij është dentiste, ky është mjeku i klinikës që jep narkozën. U thashë që shkaktar për vdekjen e djalit është ky, i ka dhënë narkozë të tepërt.
Nipi nuk kishte asnjë problem shëndetësor. U futëm në sallë firmosi djali dhe nuk na thanë asgjë. Ne kemi bërë procedurën ligjore të shtetit, kemi bërë denoncimin dhe do ta ndjekim hap pas hapi dhe do presim vendimin gjyqësor që do bëhet.
Në rast se shteti nuk jep vendimin e duhur ne jemi në gjendje t’i marrim vetë masat për të gjitha vendimet që kemi parashikuar në tru. Jetën e fëmijës ne nuk e falim.
Masa jonë është e prerë nuk do të lëmë që të vdes fëmijë tjetër në dorën e atij mjeku. Na ka vrarë djalin dhe e fshehu, nuk i dha ndihmën e parë. Ne e akuzojmë për krimin që kërkoi të mbulonte. Në rast se fëmijën nuk do ta dërgonte në shtëpi, djali do të kishte shpëtuar”, tha ai.
Familja hap dyert e mortit! Vogëlushi që vdiq në Tiranë dhe mjeku që akuzohet