-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komandanti i KFOR-it: Situata në veri mbetet e paqëndrueshme

Kryesoret

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia tha të premten se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës tregojnë se situata mbetët e paqëndrueshme dhe shumë lehtë mund të përshkallëzohet ndërsa paralajmëroi shtimin e trupave të NATO-s në terren.

“Të gjitha këto ngjarje tregojnë se situata mbetët e paqëndrueshme dhe shumë lehtë mund të përshkallëzohet. Për shkak të ngjarjeve të fundit, misioni i KFOR-it ka shtuar praninë dhe veprimtaritë në Kosovë dhe NATO ka autorizuar shtimin e forcave shtesë për të trajtuar situatën”, tha ai.

Ristuccia tha se janë duke u zhvilluar hetime për ngjarjet e 24 shtatorit dhe KFOR-i ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të ulur rrezikun. Ai tha se është shumë herët të dihet se prej nga kanë ardhur armët në Banjskë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit