Numri i izraelitëve të vdekur po rritet me një shkallë alarmante duke shkuar në 200 viktima nga 100 që u raportuan gjysmë ore më parë.
Për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të viktimave, zyrtarët qeveritarë të vendit të prekur nga sulmet me raketa të Hamasit nuk kanë kohë të shpallin raportin, i cili rishikohet vazhdimisht.
Një përshkallëzim edhe më i madh është vënë re në minutat e fundit në Rripin e Gazës. Organizata palestineze Hamas nisi një valë të re sulmesh me raketa, duke lëshuar 150 raketa drejt Tel Avivit.
Hamasi lëshoi një deklaratë në Telegram, duke konfirmuar vazhdimin e sulmeve të ashpra me lëvizjen e fundit ofensive të palestinezëve.
Ushtria theksoi se paralajmëroi banorët përpara sulmeve dhe u kërkoi atyre të evakuonin zonën.