Një aksident masiv është regjistruar në Vlorë ku ka mbetur e plagosur një 23-vjeçare.
Mësohet se rreth orës 12:55, në lagjen “Isa Boletini”, 23-vjeçarja me inicialet H. M., 23 vjeçe duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe si pasojë është përplasur me 6 automjete të parkuara.
Nga përplasja është plagosur shoferja dhe ka shkaktuar dëme materiale.
E reja aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.