-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael: Orë të vështira, garantojmë siguri për shtetasit tanë

Kryesoret

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe ka bërë një njoftim për mediat, për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje, kjo pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

Kumbe bën me dije se janë në kontakt me shtetasit shqiptar e se me porosi të Ministrit ka vëmendje maksimale për shtetasit shqiptarë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

Ambasadorja thotë se janë orë të vështira për ta në Izrael, por në emër të qeverisë shqiptare garanton shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë së Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë.

“Unë jam Meri Kumbe, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe aktualisht ndodhen në aeroportin e Tel Aviv. Prej 48 orësh, kam qenë në kontakt me Ministrin e Evropës  dhe Punët e Jashtme z. Hasani dhe përmes Ministrisë dhe stafit të ambasadës jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi.

Me porosi të Ministrit ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael, por në emër të qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë,” njofton ambasadorja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit