-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmimi i pranimit të anëtarëve të rinj në BE mund ta ulë entuziazmin për zgjerim

Kryesoret

Në një kohë kur në mesin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian është rritur mbështetja për procesin e zgjerimit, diplomatët në Bruksel kanë shprehur drojë se kur të nisin diskutimet rreth zgjerimit, entuziazmi për pranimin e anëtarëve të rinj mund të bjerë.

Sipas kritereve të tanishme, shtetet që janë më pak të zhvilluara janë neto shfrytëzues të buxhetit të përbashkët të BE-së, ndërkaq ato më të pasura janë neto kontribuuese.

Nëse bëhet një llogaritje në bazë të këtyre kritereve, atëherë pothuajse të gjithë anëtarët aktualë, me përjashtim të Bullgarisë, do të paguanin më shumë sesa do të fonde të BE-së, që u jepen shteteve anëtare.

Politika e kohezionit dhe ajo e bujqësisë janë dy fusha që tradicionalisht marrin pjesën më të madhe të buxhetit.

Këto politika synojnë që të zvogëlojnë dallimet mes shteteve anëtare, në bazë të solidaritetit.

Falë kësaj politike, për shembull, kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, ka deklaruar se kur shteti i saj është anëtarësuar në BE ka pasur Bruto Prodhimin Vendor (GDP) në nivel prej 48 për qind të mesatares së bllokut, ndërkaq sot GDP-ja është mbi 80 për qind.

Por, edhe shtete të tjera kanë shënuar rritje të Bruto Prodhimit të Brendshëm falë anëtarësimit në bllokun evropian.

Por, nëse në BE do të hynin gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, së bashku me Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, atëherë mesatarja e BE-së do të binte dukshëm dhe si pasojë e kësaj, disa shtete që aktualisht janë anëtare, nuk do të përmbushnin më kriteret që u mundësojnë të përfitojnë nga politika e kohezionit.

Nëse bëhet një llogaritje sipas kritereve aktuale për nëntë shtetet e reja anëtare, BE-ja do të duhej të ndante 260 miliardë euro për buxhetin 7-vjeçar./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit