-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stoltenberg: Nuk lejojmë të kthehet situata e viteve 90-të në Kosovë

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka thënë se situata në Kosovë shumë shqetësuese pas ngjarjeve të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Ai ka garantuar se Forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR) do ta ruajnë paqen në rajon, gjatë një interviste të dhënë për gazetën gjermane “Welt”.

“Situata në Kosovë është shkak për shqetësim të madh.Dua të them shumë qartë: trupat e NATO-s janë të gatshme të ruajnë paqen në Kosovë. Nuk do të lejojmë që dhuna e viteve 1990 të kthehet,” tha Stoltenberg.

Stoltenberg ka kërkuar që Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Kjo është mënyra e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme për të gjitha komunitetet,” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit