Dafina Zeqiri duket se akoma nuk është mjaftuar me reagimet kundrejt Sara Hoxhës.
Që prej deklaratës së blogeres dy ditë më parë për “sherrin” mes tyre, këngëtarja vazhdon ta ngacmojë në “Threads”.
Pas postimit të fshirë ditën e djeshme ku i kërkonte Sarës të kujdesej për vajzën dhe burrin dhe të mos merrej me të, sot ditë e re, mesazh i ri nga Zeqiri.
Po në platformën “Threads” ajo shkruan:
“Për një sekondë harxhova energjinë time të çmuar për gjëra të parëndësishme. Tani e në vijim, zgjedh të mbroj energjinë time! Rrethin tim! Dhe paqen time!”