Personi në foto është shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Meta që u arrestua sot me urdhërt të SPAK e që akuzohet si mbështetës i një grupi të strukturuar kriminal të drogës.
Ky fakt u bë i ditur sot në një konferencë për mediat nga drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Mësohet se ishte zbërthimi i një prej celularëve që sekuestruan më herët nga operacioni, çelësi që zbërtheu gjithçka.
Bisedat mes tyre nxorën zbuluar lidhjen e shefit të komisariatit Meta me grupin kriminal të drogës.
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim si të përfshirë në grupin e trafikut të drogës.
Bashkëpunoi me trafikantët, si ra në pranga shefi i komisariatit të Kurbinit
EMRAT/ Operacioni “Flakë në det”, Policia: Ja kush janë 3 personat e shpallur në kërkim
Operacioni “Flakë në det”, Rrumbullaku: Personat në kërkim janë jashtë Shqipërisë