Policia e Divjakës për mes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur zbardhjen e vjedhjeve të 5 banesave në fshatin Shën e Premte në Divjakë.
Mësohet se vjedhjet janë regjistruar këto dy javët e fundit ndërsa në pranga janë vënë dy persona 25-vjeçari me inicialet A. B. dhe 19-vjeçari G. K.
Mësohet se të arrestuarit i vodhën me dhunë një të moshuare bizhuteritë e floriri.
Nga hetimet rezultoi se ata janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera, të kryera në banesa aktualisht të pabanuara.
Policia sekuestroi bizhuteritë e floririt, pajisje elektroshtëpiake dhe produkte të tjera të vjedhura.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga dy autorët.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.