-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kontratat e koncesioneve do të auditohen nga KLSH

Kryesoret

Kontratat e koncesioneve dhe prokurimeve publike brenda vitit 2025 pritet të auditohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) Qeveria parashikon që auditimi i kontratave të koncesioneve dhe prokurimeve publike të kryhet sipas udhëzuesit për auditimin që pritet të miratohet nga Kontrolli I Lartë i Shtetit brenda vitit 2025.

Angazhimi i qeverisë për kontrollin e kontratave me koncesion dhe tenderëve paraqitet në dokumentin “Udhërrëfyesi për Shtetin e së Drejtës-Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” që përfshin masat kryesore që parashikohen të merren në kuadër të gjetjeve të paraqitura nga Komisioni Evropian për procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.

Për parandalimin e korrupsionit në sektorin më të cenueshëm siç janë prokurimet, brenda vitit 2024 parashikohet edhe rishikimi i legjislacionit për prokurimin publik për të garantuar një llogaridhënie më të madhe, gjurmueshmëri të zbatimit të kontratës së dhënë dhe përfshirjen e zyrtarëve publikë në abuzime të mundshme.

Prioritet mbetet edhe kryerja e vlerësimit të rrezikut në sektorët vulnerabël dhe miratimi i një plani brenda 2025 për adresimin e rrezikut të integritetit dhe korrupsionit në sektorët e cenueshëm ndaj korrupsionit (prona, shëndetësia arsimi, prokurimet publike dhe PPP-të, taksat dhe doganat). Sakaq disa kontrata koncesionesh të parashikuara të përfundonin këtë vit janë shtyrë nga qeveria… (Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit