Nga tapeti i kuq, protagonisti i filmit “Në Kuadër të Dashurisë” Luiz Ejlli ishte i shoqëruar nga partnerja e tij, Kiara Tito ku i ka dedikuar të gjithë suksesin fansave të tij.
Në intervistën e tapetit të kuq me moderatorin Blendi Salaj, Luizi tha se Zoti ishte treguar bujarë me të për ato çka ka sot dhe se ato që ka bërë në të kaluarën i ka pranuar me kokën lart.
Blendi Salaj: Duke u kthyer pas në kohë në tetorin e 2021-shit, nëse do të kishin thënë që do të vije në Big Brother VIP, do takoje Kiarën, do të martoheshe, do të fitoje, do të bëje gjithë këto këngë edhe një film, dhe sot do të ishte premiera, çfarë do të thoje? Vetëm një vit ka kaluar.
Luiz Ejlli: Nëse do të më thoshe gjithë këto, do të përgjigjesha: Po ik mo Bledi. Zoti është i madh është treguar shumë bujar me mua. Unë ndoshta jam penduar me gjithë shpirt për disa gjëra që i kam bërë dhe i kam pranuar me kokë lartë, me lot në sy dhe sot jam këtu. Është djers, mund, vuajtje, gëzim dhe jam mirënjohës. Uroj të mos ta prishë sepse njerëz jemi, por tani kam Kiarën këtu që më mban në shina.