-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ka lidhja me politikanin…”! Kush është “Kapelja”, skafisti me “nam” që iku policisë?

Kryesoret

Foto ilustruese

Mbrëmjen e djeshme forca të shumta të policisë dhe SPAK-ut rrethuan banesën dhe lokalin në Fushë-Kuqe të Gëzim Çelës, ish-punonjësi i policisë, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë. Por Çela nuk u gjet. Arriti që të shpëtonte sërish.

Ai është në kërkim së bashku me Arben Dalipajn të njohur si “Kapelja” dhe Roland Guzën. Prej gushtit kanë arritur që të shpëtojnë nga prangat kur u godit operacioni ‘Flakë në det’. Arben Dalipajn, i cili figuron në dosje me pseudonimin ‘Kapelja’ kishte komunikime me ish-efektivin Arlind Ismailukaj, që është arrestuar.

Arben Dalipaj është një skafist me “namë” në Vlorë. Këtë e ka dëshmuar edhe ish-oficeri i policisë Dritan Zagani pak vite më parë. “Kam pas informacion që zoti Dalipi kishte investuar edhe në koncesione dhe hidrocentrale te një miku i tij politikan.

Por shënimet e mia për këtë nuk i kam tani, por në disa koncesione e dhënë ndërmjet Korçës dhe Librazhdit, ka pas investime në lek për këto investime. Por jo si investitor i drejtpërdrejtë, por si kamuflazh. Bëhet fjalë për fundin e 2012. Por di që një mik i tij politikan që ishte futur në lidhje të tilla” tha ai.

U zhduk nga sytë këmbët/ Kush është “Kapelja” që i shpëtoi FNSH-së?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit