-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti nga Liverpool flet për pengesat që Serbia po i bën Kosovës

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet në Britaninë e Bashkuar në Liverpool në kuadër të Konferencës Vjetore të Partisë Laburiste.

Gjatë kësaj drekës me Partitë Simotra të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti ka mësuar për mes një postimi në Facebook se ka folur në lidhje me pengesat që Serbia po i bën Kosovës.

“Isha i nderuar që si folës kryesor në drekën me Partitë Simotra të mund të prezantoja qeverisjen tonë social-demokrate në Kosovë, reformat e ndërmarra, politikat sociale dhe të punësimit, ato të energjisë dhe në arsim, fushat prioritare të qeverisë sipas buxhetit të këtij viti, indikatorët ekonomikë dhe progresin demokratik të njohur edhe nga raportet kredibile ndërkombëtare.

E krahas tyre, edhe sfidat dhe pengesat që na bën Serbia në vazhdimësi, deri te sulmi terrorist e paramilitar i 24 shtatorit i sponsorizuar nga shteti serb, dhe rreziku që autokratët dhe politikat e tyre hegjemoniste dhe ekspansioniste paraqesin për sigurinë dhe paqen”, ka shkruar në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit