Është liruar sot ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, të cilit iu refuzua ekstradimi nga apelimi.
Në një prononcim të shkurtër për mediat Goxhaj u shpreh se ai nuk e kishte humbur asnjëherë lirinë.
Po ashtu Goxhaj shtoi se kjo ishte një tentativë për t’i trembur, por sipas tij ata janë në rrugë të drejtë.
“Dua t’ju them qe lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, as unë as UÇK dhe as ata të tjerët që janë në Hagë, ishte tentativë për të na trembur e për të na thënë e mbushur mendjen se nuk ishim në rrugë të drejtë. Sot arritëm t’ju tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë,” shprehet Goxhaj.









