-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të ardhura nga punët e pista, Prokuroria e Fierit sekuestron 3 mln euro pasuri

Kryesoret

Prokuroria e Fierit ditën e sotme ka njoftuar se ka sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare të një personi me inicialet L.B., dhe familjarëve të tij.
Sekuestrimi ka ardhur pas ai është i dënuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” në Greqi.

Pasuritë e sekuestruara janë:

  1. 5 (pesë) pasuri të llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe 722 m², 486.7 m², 180.5 m², 57 m², 77.31 m² me vendndodhje në lagjen “1-Maji” Fier.

  2. Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 63.6 m², me vendndodhje në Fier.

  3. 2 (dy) pasuri të llojit apartament me sip.63.4m² dhe 139.6m², si dhe një pasuri e llojit garazh me vendndodhje në “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

  4. Pasuri e llojit papafingo, me sipërfaqe totale 221.8m² me vendndodhje në Selitë, Tiranë

  5. Pasuria e llojit “njësi shërbimi”, me sip.197 m² me vendndodhje Selitë, Tiranë.

  6. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe totale 197.4m², me vendndodhje Selitë, Tiranë.

  7. 5 (pesë) pasuri të luajtshme të llojit automjet dhe motomjet të regjistruar pranë Drejtorisë Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Fier.

  8. Pasuri e llojit “njësi tregtare”, lidhur me aktivitetin tregtar “Bar-Kafe”, Fier, të ushtruar nga personi fizik L.B.

  9. 2 (dy) Llogari bankare me gjendje 212,341.46 lekë dhe 22,628.7 mijë Euro.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin nr. 1275 datë, 09.10.2023 vendosi sekuestrimi e pasurive të mësipërme që kapin vlerën mbi 3,000,000 euro.

Prokuroria Fier po ndjek me prioritet dhe është plotësisht e angazhuar për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit