Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç për mes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram” ka falënderuar Irakut për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ky falënderim ka ardhur pas takimit të Vuçiç me kreun e Parlamentit irakian, Muhamed El Halbusi.
Ai ka shkruar se ka pasur takim me El Halbusin ku shpreh se kanë biseduar mbi përmirësimin e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Irakut, situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe Lindjen e Mesme.
“Falënderova për qëndrimin konsistent dhe parimor për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të të ashtuquajturës Kosovë dhe shpreha vendosmërinë që në periudhën e ardhshme të vazhdojmë bashkëpunim të gjithanshëm dhe reciprok”, ka shkruar presidenti serb.









