Gjykata e Durrësit ia kalon të drejtën Gjykatës së Lartë për të vendosur për Fredi Belerin.
Mesditën e sotme kjo gjykatë shpalli mos kompetencë duke iu drejtuar Gjykatës së Lartë e cila duhet të vendosë se cila gjykatë ka kompetencë për të vendosur për t’u shprehur në lidhje me këtë kërkesë të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë që kërkon leje për të dalë nga paraburgimi për t’u betuar.
Beleri fitoi në 14 Maj, por dy ditë përpara zgjedhjeve u arrestua për blerje votash. Të pranishëm ditën e sotme ishin në sallë edhe ambasadorja greke në Tiranë me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule, i cili tha se vendimi i sotëm ishte politik.
“Topi hidhet në shkallët e stadiumit në vend që të luhet loja juridike me norma dhe rregulla, kompetenca e moskompetencës.
Një qytetar i cili prezumohet i pafajshëm, i zgjedhur nga komuniteti i Himarës për të qenë kreu i bashkisë së tyre, si pengohet për të kryer betimin? S’ka asnjë ligj që e pengon të betohet. Ky është një vendim kryekëput politik” tha ai.









