Përshkallëzimi në Izrael nuk është në interesin e askujt, por është deri diku i pashmangshëm. Kjo është arsyeja pse është më e rëndësishme të arrihet një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve dhe pengjeve që po i mban Hamasi.
Do të ishte një fatkeqësi për palestinezët, izraelitët dhe gjithë rajonin, thotë për Radion Evropa e Lirë Nomi Bar Yaacov, analiste në Programin Ndërkombëtar të Sigurisë në Chatham House të Londrës.
“Në fund, kjo do të kishte efekte negative në mbarë botën,” thekson Jakov.
Sipas saj, në Izrael ka një konsensus për operacionet tokësore në Gaza.
“Autoritetet izraelite do të donin të shkatërronin Izzadeen al-Qassam, krahun ushtarak të Hamasit, të gjitha aftësitë e tij ushtarake, si dhe aftësinë e tij për të qeverisur. Kështu që Izraeli përfundimisht nuk ka ndërmend ta pushtojë Gazën. Gjëja e fundit që Izraeli dëshiron është të sundojë mbi 2.2 milionë palestinezë,” thekson Jakov.
Ajo tregon se SHBA-ja, Kina, Rusia dhe vendet arabe duhet të përpiqen për një zgjidhje gjithëpërfshirëse.
“Kjo do të përfshijë një shtet palestinez të pavarur, demokratik, të orientuar drejt paqes pranë shtetit izraelit. Ky, shpresojmë, do të jetë rezultati i kësaj tragjedie të tmerrshme, masakrës dhe luftës së tmerrshme,” beson Yakov.
Sipas vlerësimit të saj, me sulmin e papritur Hamasi donte të tregonte se, ndryshe nga Fatahu, “mbron interesat e palestinezëve”.
“Kryerja e një masakre sigurisht që nuk është një mbrojtje. Por, Hamasi donte të tregonte se është i pranishëm, se nuk është i kënaqur me përshkallëzimin e dhunës ndaj palestinezëve nga qeveria izraelite. Gjithashtu, për t’u treguar sauditëve se nuk mund të arrihet një marrëveshje pa popullin palestinez,” thekson analistja e Chatham House.
Ajo, gjithashtu, tregon për provokimet nga qeveria aktuale izraelite, si largimi i pesë mijë hebrenjve javën e kaluar në Malin e Tempullit, Haram al-Sharif, një vend i shenjtë si për izraelitët, ashtu edhe për palestinezët.
“Jordania paralajmëroi të mos e bënte këtë, se po kalonte një vijë të kuqe, por askush nuk e dëgjoi. Hamasi tha se ishte pika e fundit. Por, ka një listë të gjatë provokimesh kundër palestinezëve që kur kjo qeveri ka marrë detyrën,” thotë Jakov./REL
Artikulli i plotë këtu.