Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri për mes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka reaguar në lidhje me hetimet që po kryhen për sulmin e24 shtatorit në Banjskë.
Tahiri është shprehur e befasuar me hetimet që po kryhen rreth këtij sulmi ku ka shtuar se është e pakuptimtë zvarritja e tyre ndërsa Serbia ende nuk është ndëshkuar.
“Po vazhdon retorika irrituese e partnerëve ndërkombëtar rreth hetimeve të rastit të Banjskës, ndërkohë që Serbia ende nuk u ndëshkua! E pakuptimtë kjo zvarritje përkundër avancimeve teknologjike, incizimeve satelitore dhe inteligjencës artificiale!”, ka shkruar Tahiri.
Ajo më tej ka shkruar se më së shumti është e befasuar me ShBA-në pasi BE-së i duhet muaj për marrjen e vendimeve.