Pas bujës madhe që solli fotoja e çiftit Amit Bar dhe partneri i saj Nir të cilën e shkrepën në një moment trazirash dhe rreziku mes të shtënave të grupit “Hamas” në një festival.
Fotoja mori shumë vëmendje dhe në lidhje me këtë gjest dhe historinë se si u shkrep kjo foto kanë folur vetë çifti të cilët ishin të ftuar në një mediat greke.
Gjatë intervistës çifti u shpreh se para se të shpëtonin totalisht nga terroristët në një moment kur ata ishin të fshehur në disa shkurre morën vendimin për të kapur një kujtim të cilët ata menduan se do të ishte i fundit.
“Ishte shumë e frikshme. Nuk mund ta besosh që jeton në një situatë të tillë dhe duke ditur që shoku im më i mirë është 20 metra larg dhe nuk mund t’i bërtas, sepse nuk duhet të bëjmë bujë, sepse nuk duam të jemi objektiv. për terroristët”, u shprehën ata.
Të pyetur se si u erdhi ideja për të shkrepur foton ata u shprehen se ishin afër njëri-tjetrit dhe se nuk flisnin dot pasi një zhurmë ose lëvizje mund të ishte fatale.
“Mendoj se kur ishim shtrirë përtokë dhe më tha të mos flisja, sepse i shihte në makinë dy metra larg nesh, duke kaluar me armët e tyre dhe duke kërkuar dikë për të qëlluar.
Aty e kupton që nëse lëviz qoftë edhe pak dhe të shohin dhe nuk e di nëse do të të vrasin, nëse do të të rrëmbejnë… Ti nuk di asgjë”, shtoi Amit.