-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Keqinformimi në mediat sociale për luftimet Izrael-Hamas

Kryesoret

Megjithëse Twitter-i kishte gjithnjë vështirësi në luftimin e keqinformimit për ngjarjet e mëdha, ky rrjet vazhdonte të shërbente si burim për të mësuar se ç’po ndodhte në botë. Por konflikti Izrael-Hamas nxjerr në pah se si platforma e transformuar tashmë në X, është bërë jo vetëm e pabesueshme, por edhe po nxit në mënyrë aktive të dhëna të pavërteta.

Ekspertët thonë se nën drejtimin e Elon Musk-ut, kjo platformë është përkeqësuar deri në pikën ku jo vetëm që nuk lufton keqinformimin, por edhe favorizon postimet nga llogari që paguajnë për shërbimin e saj me pagesë, pavarësisht se kush i ka këto llogari.

Nëse këto postime përhapen gjerësisht, krijuesit e tyre, që rrjeti i ka të shënuar me një shenjë blu, mund të kualifikohen edhe për t’u paguar nga rrjeti X, duke krijuar kështu një stimul financiar për të postuar çdo gjë që mund të marrë reagimet më të shumta përfshirë keqinformimin.

Ian Bremmer, ekspert për politikën e jashtme, shkruajti në rrjetin X se niveli i keqinformimit për luftimet Izrael-Hamas që po mbështeten nga algoritmet në këtë platformë “nuk i afrohen asgjëje që kam përjetuar më parë gjatë karrierës time si shkencëtar politik”.

Gjithashtu, zyra e BE-së për zbatimin e rregullave dixhitale i shkruajti zotit Musk në lidhje me keqinformimin dhe “materiale ndoshta të paligjshme” në rrjetin X. Kjo duket se po bëhet një ndër sprovat e para madhore për rregullat dixhitale që 27 vendet anëtare miratuan me qëllim pastrimin e rrjeteve të mediave sociale.

Ndërsa media sociale e zotit Musk është përfshirë nga kaosi, rrjete rivale si TikTok, YouTube dhe Facebook janë gjithashtu duke u përballur me një valë zhurmërash të pabaza dhe me të pavërteta për konfliktin…/VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit