Ka shkuar në katër numri i personave të arrestuar në lidhje me zbulimin e drogës një ditë më parë në fshatin Bishan të Vlorës nga FNSH.
Të arrestuarit janë një 18-vjeçar, 40, 61 dhe 69-vjeçar. Ndërkohë janë publikar edhe emrat e të arrestuarve të cilët janë përkatësisht Skënder Llanaj, Danielo Llanaj dhe Bujar Hoxhaj.
Procedohen penalisht kryeplaku i fshatit Bishan, Bujar Hoxhaj dhe 3 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vlorë.
Policët pezulluar nga detyra janë:
-Nënkomisari me inicialet K. P. me detyrë shef i Seksionit për Krimet.
Nënkomisari me inicialet F. M. me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve.
Inspektori me inicialet M. A. me detyrë ndihmësspecialist (SPZ).
Nga ky operacion u asgjësuan me anë të djegies 4930 bimë narkotike që ishin kultivuar në një parcelë me misër në fshatin Bishan.
Të arrestuarit kishin përshtatur një magazinë për tharjen e bimëve narkotike. Policia ka bërë të ditur se ka sekuestruar rreth 198 kilogramë kanabis në proces tharjeje, 2 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe një sasi fishekësh luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.