-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Drithërima” në Tiranë! Tifozët kuq e zi pushtojnë rrugët e kryeqytetit

Kryesoret

Sonte në mbrëmje luhet ndeshja Shqipëri-Çeki e vlefshme për kualifikueset në Euro 2024, por edhe një sfidë vendimtare për fatin e përfaqësueses sonë drejt këtij kampionati.

Interesi për sfidën është tejet i lartë, biletat kanë avulluar që në daljen në treg, por edhe tifozët që nuk do ta ndjekin dot ndeshjen nga stadiumi, po e presin mes shumë emocionesh sfidën.

22 mijë tifozë do jenë të pranishëm në “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen që starton në orë 20:45.

Të shumtë janë shqiptarët që kanë udhëtuar nga trojet shqipfolëse drejt kryeqytetit për të ndjekur këtë duel. Me flamuj kuqezi dhe flakadanë në rrugë të gjithë duket se janë gati për të mbështetur kombëtaren.

Si në çdo sfidë të Kombëtares, Tifozët kuq e zi janë mbledhur disa orë përpara ndeshjes për t’u bërë gati që të nisin marshimin e tyre drejt stadiumit.

Ata janë mbledhur në një zonë përballë Piramidës dhe të gjithë së bashku kanë zgjedhur që ta ndezin akoma dhe më shumë atmosferën duke kënduar njëzëri: “Mora fjalë”.

VIDEO/ Nga trojet drejt Tiranës, shqiptarët mblidhen sot për të mbështetur kombëtaren

“Mora fjalë”, Shkurte Fejza këndon sonte në “Air Albania” një zëri me tifozët

Shqipëri-Çeki, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut drejt Tiranës për kombëtaren

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit