Mbrëmja e sotme do të jetë një nga ato netët që kombëtarja do të mbërthejë para ekranit të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Disa nga tribunat dhe shumica nga sheshet dhe shtëpia do të bëjnë tifo për Shqipërinë dhe endërrën për një biletë në “Euro 2024”.
Fatlumët që kanë mundur të gjejnë një biletë do të mblidhen sonte në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur një nga ndeshjet vendimtare për ekipin, përballja e kombëtares me Çekinë.
Ora 20:45 do të jetë momenti i cili do të nisë sfidën e cila vendos të ardhmen e një kualifikimi plot shpresa për Shqipërinë.
Fitimi i një tre pikëshi sonte është praktikisht një kualifikim. Edhe pse do të jenë dy ndeshje të tjera pas Çekisë nëse sot merret një fitore bileta për Gjermani është prenotuar dhe do të ruhet fort në ndeshjet e ardhshme.
Ende nuk është publikuar një formacion zyrtar pasi është ende herët por ajo çfarë është e sigurt është mungesa e Armando Brojës pasi ai nuk e ka kaluar akoma dëmtimin në gju.
Besohet se Silvinjo do të zbarkojë në fushë formacionit që mori një pikë ndaj Pragës.