Prej më shumë se një ore kryeministri Edi Rama po vazhdon që të mbajë fjalimin në Kuvend për Kosovën.
Sali Berisha dhe të tjerë deputetë të opozitës lanë sallën gjatë fjalimit të tij.
Edi Rama e quajti Berishën dhe krahun e tij në parlament dhe jashtë tij si “planeti non grata”.
Debati në Kuvend vazhdon dhe në fund pritet që të miratohet një rezolutë duke dënuar sulmin e 24 shtatorit në veri.