Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier në një intervistë për Zërin e Amerikës që do të transmetohet sot ka folur në lidhje me sulmin në veri.
Sipas Hovenier Shtetet e Bashkuara të Ametikës do të marrin masa pasi të vërtetohet se kush qendron pas sulmit të 24 shtatorit në fshatin Banjskë.
“Individët që kryen sulmin, kishin armë që nuk mund të bliheshin në tregun lokal, por duhet një formë strukture shtetërore që ti ofrojë ato”, tha Hovenier.
Ai më tej ka ritheksuar kërkesën që Serbia duhet të bashkëpunojë në vënien e autorëve para drejtësisë.
“24 shtatori tregoi se nuk kemi kohë për të humbur dhe se duhet ecur përpara urgjentisht me arritjen e mirëkuptimit të përbashkët se si të zbatohen plotësisht në mënyrë efektive detyrimet që janë marrë përsipër nga Kosova dhe Serbia, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe në Ohër. Zbatimi i saj është një nga mënyrat për të rritur sigurinë e Kosovës”, shtoi ai.